Sporti

Vjen lajmi i mirë për tifozët e Manchester United, ylli i tyre është gati të startojë ndaj Liverpoolit

10/24/2021 15:59
nga:Lorik J

Derbi i madh anglez mes Manchester United dhe Liverpool zhvillohet sot.

Manchester United e mirëpret Liverpoolin në ‘Old Trafford’ me fillim nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së 9’të të Premierligës, shkruan GazetaBlic Sport.

Në orët e hershme të ditës së sotme u raportua se Bruno Fernandes nuk do të luajë sonte, megjithatë ky lajm nuk del të jetë i vërtetë.

Sipas mediumeve britanike, Bruno është gati dhe do të startojë ndaj ‘Reds’.

/GazetaBlic Sport