Showtime

Do “çmendë” djemtë, vajza “bombë” që pritet të bëhet pjesë e “Për’puthen” (FOTO)

10/24/2021 15:46
nga:Gazeta Blic

Ka disa javë që ka nisur sezoni i ri i “Për’puthen”, ku tashmë publiku është njohur me vajzat dhe djemtë konkurrentë. Gjatë kësaj kohe ka pasur largime dhe hyrje të reja.

Mbrëmjen e së shtunës tre djem u larguan me dëshirën e vajzave dhe dy të tjerë u përjashtuan nga produksioni.

Ndërkohë duket se shumë shpejt do të ketë një hyrje të re dhe është një vajzë shumë seksi. Faqja e njohur në “Instagram”, “@demaskojme_perputhasit”, ka zbuluar vajzën më të re e cila pritet të futet në program.

Ajo quhet Fjolla Elezaj, e cila mendohet se do të jetë konkurrentja më e re në “Për’puthen”, ku sipas fotove që ka të postuara në “Instagram” nuk do të shpëtojë dot nga pëlqimi i konkurrentëve.