Sporti

Drenica e pandalshme, mposht Dukagjinin dhe rikthehet në vendin e parë

10/24/2021 14:56
nga:Lorik J

Skuadra e Tahir Lushtakut, KF Drenica është e pandalshme këtë stinor.

Drenica ka fituar sot në stadiumin “Bajram Aliu” ndaj Dukagjinit me rezultatin 2:0, shkruan GazetaBlic Sport.

Dukagjini luajti një orë me një futbollist më pak, pasi Ilir Syla u ndëshkua me të kuq pas 36 minutave lojë.

Dennison e zhbllokoi rezultatin pas 40 minutave lojë, kurse dy minuta më vonë shënoi edhe Baton Zabërgja, por goli i tij u anulua nga VAR-i.

Çështja e fituesit u mbyll në pjesën e dytë, kur Drenica me Denisson shënoi edhe golin e dytë pas 70 minutave lojë.

Drenica tani ka 20 pikë dhe kthehet në vendin e parë, me pikë të barabarta me Gjilanin, ndërkohë Dukagjini pozicionohet në vendin e tetë me 10 pikë.

/GazetaBlic Sport