Lajme

“Pritja” e Ferdonije Qerkezit përfundon xhirimet

10/23/2021 21:29
nga:M K

Në shtëpinë muze të familjes Qerkezi në Gjakovë është në fazën finale xhirimi i filmit “Pritja”, për jetën e nënë Ferdonije Qetkezit.

Producenti Edi Kastrati tha për Klan Kosova se të dielën në mbrëmje priten të përfundohen xhirimet për projektin që pasqyron jetën e pasluftës së nënë Ferdonijes.

Filmi synon t’i tregojë botës edhe për përjetimet e shumë familjarëve që akoma kanë familjarë të zhdukur nga lufta e fundit.

Për realizimin e këtij filmi dhanë kontribut edhe Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Komuna e Gjakovës.