Një incident plagosjen e një personi ka ndodhur në një hotel në Shëngjin, ku janë strehuar refugjatë afganë.
Një grua afgane, e moshës 26 vjeç, ka plagosur me thikë bashkëjetuesin e saj 33-vjeçar, pas një konflikti të çastit, konfirmoi Policia në një njoftim zyrtar.
I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, por është dërguar për kujdes mjekësor në spitalin rajonal të Lezhës.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./ A2 CNN