Sporti

Manchester City fiton pa problem ndaj Brightonit

10/23/2021 20:23
nga:E K

Manchester City ka fituar me rezultat të thellë ndaj Brightonit.

Skuadra e Guardiolas ka fituar në transferë me rezultat prej 1-4, përcjell GazetaBlic Sport.

Llogarinë e golave e hapi, Gundogan i cili realizoi gol në minutën e 13’të të takimit.

Për golin e dytë u përkujdes Foden i cili konkretizoi një kundërsulm mirë të organizuar nga skuadra e tij në minutën e 28’të të takimit.

Foden realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Cityn në minutën e 31’të të takimit.

Në pjesën e dytë Brighton ishte më i rrezikshëm dhe arritën të shënojnë golin e nderit nga pika e bardhë.

Mac Allister mposhti Edersonin nga pika e bardhë në minutën e 81’të të takimit.

Epilogun përfundimtar të ndeshjes e dha Riyad Mahrez i cili shënoi golin e 4’të për Cityn në minutën e 95’të të takimit

/GazetaBlic Sport/