Pasi luajtën së bashku në Barcelonë, Luis Suárez (At. Madrid) dhe Lionel Messi (Paris Saint-Germain) mund të luajnë përsëri së bashku.
Sipas shtypit spanjoll, Suarez synon të rinovojë me Atlético Madrid edhe për një vit, kështu që ai do të qëndrojë me colchoneros deri në sezonin 2022-2023. Në të njëjtën kohë, në këtë moment do të përfundojë edhe kontrata e Messit me klubin parisien, por ai ka një sezon të tretë opsional, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, të dy lojtarët kanë një projekt të përbashkët që do të kalojnë duke luajtur në MLS vitet e fundit të karrierës së tyre.
Inter Miami i David Beckham do të jetë në vijën e parë në përpjekje për të siguruar dy yjet e futbollit botëror dhe nuk do të jetë aspak befasi nëse kjo gjë do të ndodhë.
/GazetaBlic Sport/


