Kryesia e Këshillit të Ministrave njoftoi se qeveria italiane ka vendosur të ndërhyjë në mbështetje të UEFA-s kundër projektit të Superligës.
Presidenti i Juventusit, Andrea Agnelli tha në shtator se Superliga ‘synon të garantojë stabilitet në futboll’, pasi tre nga klubet themeluese nuk po heqin dorë nga gara.
Por UEFA lufton kundër projektit të shkëputjes dhe Presidenca e Këshillit të Ministrave njoftoi se qeveria italiane mbështet betejën kundër kësaj nisme, përcjell GazetaBlic Sport.
“Presidenca e Këshillit të Ministrave njofton se qeveria italiane ka vendosur të ndërhyjë në mbështetje të UEFA-s në vendimin për Superligën e varur nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë”, thuhet në deklaratë.
/GazetaBlic Sport/


