Sporti

Kriza e Los Angeles Lakers, dy basketbollistët e kësaj skuadre ‘përleshen’ me njëri-tjetrin

10/23/2021 09:56
nga:Mergim Rreci

Los Angeles Lakers kanë një fillim sezoni për ta harruar dhe përveç humbjes ndaj Phoenix Suns (105-115), dy basketbollistët e kësaj skuadre, Dwight Howard dhe Anthony Davis u përplasen me njëri-tjetrin.

Dwight Howard dhe Anthony Davis filluan të debatonin në stol dhe të shtynin njëri-tjetrin. Ishin shokët e skuadrës që u përpoqën të ndalonin situatën, duke dëshmaur se ekipi i Los Angeles po përjeton probleme të thella të brendshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Howard, në konferencën për shtyp, shpjegoi se çfarë ndodhi: “Ne e zgjidhëm situatën kështu. Ne kishim një mosmarrëveshje për diçka që kishte ndodhur në ndeshje.”

Legjenda e Lakers Magic Johnson nuk mund ta besonte atë që pa: “Dwight Howard dhe Anthony David patën një përleshje fizike në stol… Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në 42 vitet e mia të lidhura me Lakers”.

Skuadra e Los Angelosit ka 11 humbje radhazi, me tre në play-off sezonin e kaluar, gjashtë ndeshje parasezonale dhe dy humbje në sezonin e ri.