Neymar së fundmi deklaroi se Botërori i vitit 2022 mund të jetë i fundit i tij dhe kjo situatë ka krijuar polemika të mëdha.
Luis Suarez, i cili luajti me brazilianin te Barcelona, thotë se kjo deklaratë mund të lidhet me vështirësinë që sulmuesi ka për t’u përballur me kritikat, përcjell GazetaBlic Sport.
Suarez duke folur për ESPN zbuloi se Neymar i vuan shumë kritikat dhe kjo mund të jetë arsyeja për deklaratën e tij se Kupa e Botës ‘Katar 2022’ do jetë e fundit për të.
“Nuk pata mundësinë të flisja me Neymar për këtë. Gjithmonë më pëlqente të flisja me Neymarin kur ai ishte te Barcelona. Ai është një lojtar që duhet të ushqehet dhe që ka nevojë për miqtë që të tregojë atë që ndjen. Ai vuan kur kritikohet. Ndoshta ai nuk dëshiron të vazhdojë të jetojë me atë presion të të qenit vazhdimisht në buzët e të gjithëve. Ai mund të luajë në Botërorin e ardhshëm, por varet se si do ta përballojë presionin”, tha Suarez për ESPN.
/GazetaBlic Sport/


