Dembele është afër të rikthehet në fushat e futbollit.
Sulmuesi francez i Barcelonës, ka udhëtuar të enjten në Finlandë për të marrë konfirmimin nga mjeku, Lasse Lempainen që e operoi atë pas lëndimit në këmbën e djathtë, përcjell GazetaBlic Sport.
“Esport3” raporton se Dembele ka kaluar me sukses testet dhe ka marrë aprovimin nga doktori për t’u rikthyer në fushat e blerta.
Ai megjithatë nuk pritet të jetë i gatshëm për ‘El Clasico’, por Koeman mund të llogarisë në të për ndeshjen tjetër ndaj Rayo Vallecanos.
/GazetaBlic Sport/


