Reprezentuesi brazilian, Neymar tashmë ka nisur stërvitjen këtë të premte me bashkëlojtarët e tjerë dhe nën urdhrat e Mauricio Pochettino.
Kështu sulmuesi pritet të jetë në dispozicion të trajnerit për derbin e së dielës kundër Marseilles, përcjell GazetaBlic Sport.
Lojtari duket se e ka kaluar tashmë lëndimin nga ndeshja e Champions League të martën ndaj Leipzig.
Gatishmëria e tij për lojë do të konfirmohet të shtunën kur Pochettino të publikojë skuadrën e plotë për ndeshjen e së dielës.
/GazetaBlic Sport/


