Trajneri gjerman, Thomas Tuchel ishte një nga protagonistët e ‘Festival dello Sport’ të organizuar nga gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’.
Biseda përfundoi duke zbuluar disa kuriozitete për kohën e tij në Paris Saint-Germain dhe për momentin e tij aktual në Chelsea.
Trajneri, i cili “ëndërronte të bëhej një top lojtar”, kujtoi kohën e tij në krye të Paris Saint-Germain dhe thotë se mori rolin e “ministrit të sportit”, më shumë se një trajneri, kjo sepse i duhej të merrej me menaxhimin e familjes dhe miqve të yjeve të klubit.
Në Chelsea, ndryshe nga ajo që dëshmoi në Paris, ai ndjen se mund të punojë “në një mënyrë më të qetë”, duke përmbledhur: “Është “.
Tuchel ka arritur suksese të jashtëzakonshme që në vitin e parë me skuadrën nga Londra.
/GazetaBlic Sport/


