Derbi i së dielës së ardhshme do të vendosë përballë Cristiano Ronaldon dhe Mohamed Salah, dy nga lojtarët më të mirë të ditëve të sotme.
I ftuar për të krahasuar portugezin dhe egjiptianin, Jurgen Klopp siguroi se kjo është një temë që nuk pushtoi kurrë mendimet e tij, me trajnerin që gjeti një përgjigje ‘diplomatike’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Për çfarë krahasoni Ronaldon dhe Salah? Të dy janë lojtarët më të mirë në mbarë botën. Unë do të thosha se këmba e majtë e Ronaldos nuk është e keqe, por ajo e Salah është më e mirë. Cristiano mund të jetë më i mirë në këmbën e djathtë dhe në ajër. Të dy janë shumë të shpejtë, ndihen të uritur për të shënuar gola. Por nuk e kam menduar kurrë këtë temë, është diçka që nuk më intereson”, ka thënë gjermani në preview të lojës.
/GazetaBlic Sport/


