Duke komentuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Manchester United dhe Atalanta, Paul Scholes kritikoi performancën e ish-skuadrës dhe tha se ai imagjinonte Jurgen Klopp duke “fërkuar duart” në pamje të derbit të së dielës së ardhshme kundër Liverpool.
“Unë po e shikoja atë lojë dhe mund të them që nuk i kam fërkuar kurrë duart, as për një sekondë. Nuk kisha as arsye ta bëja”, ka thënë trajneri gjerman, duke supozuar se e pret një duel i vështirë në Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.
“Atalanta krijoi probleme, por edhe në pjesën e parë Manchester United krijoi tre raste të pastra. Në pjesën e dytë ishte një demonstrim i asaj që mund të bëjë United”, paralajmëroi ai, duke kujtuar kthesën e djajve të kuq.
“Po e përgatis skuadrën për një ndeshje të vështirë ndaj një kundërshtari shumë të mirë”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport/


