Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Podujevës, Ekrem Hyseni, mbrëmë në emisionin Politiko, në Kanal 10, tha se i flet 7 gjuhë të huaja.
Flas gjuhën angleze, maqedone, kroate, pastaj japonisht, gjermanisht, frëngjisht, italisht. Ndërsa, komunikimi më i miri është komunikimi i thjeshtë dhe i sinqertë, kështu komunikoj me qytetarët llapjanë”, ka thënë më tej Hyseni.


