Lajme

“Heqja e orës policore dhe maskave”- Këto janë disa nga kërkesat e komunave për ndryshimin e masave anti Covid!

10/22/2021 13:27
nga:Y I

Asociacioni i Komunave të Kosovës sot do të mbajnë takim me qeverinë Kurti, ku do të diskutojnë për ndryshimin e masave anti Covid.

Ky takim do të mbahet në ora 14:00.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” kryetari i Asociacionit të komunave Sazan Ibrahimi.

“Nuk ka kuptim që ora policore të jetë në fuqi nga ora 22:00, derisa lokalet e gastronomisë punojnë deri në orën 21:30”, tha Ibrahimi .

Tutje, Ibrahimi ka deklaruar se do të kërkojnë nga qeveria heqjen e orës policore, dhe heqjen e maskave për personat e imunizuar që lëvizin në ambiente të jashtëm.

“Po, sot do të kemi takimi në ora 14:00 me qeverinë, do të kërkojnë ndryshimin e kufizimeve, heqjen e orës policore, bartja e maskës të mos vlej për personat e imunizuar që lëvizin në ambient të jashtëm, pasi po shihet rënja e rasteve dhe më është absurd të vazhdohet me këto kufizime”, ka thënë Ibrahimi.

Sot mblidhet qeveria, vendoset për masat e reja anti Covid