Pavarësisht dyshimeve për gjendjen fizike të Bruno Fernandes, mesfushori portugez duhet të hyjë në opsionet e trajnerit të Manchester United për derbin e së dielës kundër Liverpoolit.
Pasi u paraqit me ankesa në stërvitje ditën e djeshme, Bruno Fernandes do të jetë stërvitur pa kufizime në seancën e kësaj të premte, të shënuar edhe me rikthimin e sulmuesit francez, Anthony Martial, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas faqes së Manchester United, Marcus Rashford dhe Fred janë ende në dyshim, por e mira është se Fernandez do të jetë nën urdhërat e trajnerit për këtë takim.
/GazetaBlic Sport/


