Lajme

​Sulmoi policin në Fushë Kosovë, arrestohet një person

10/22/2021 09:43
nga:Y I

Një person është arrestuar e më pas është liruar, pasi që i njëjti dyshohet se ka fyer dhe sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se rasti në ndodhur në Fushë Kosovë.

“Fushë Kosovë, 21.10.2021-17:44.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar (zyrtar policor). Me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.