Sporti

Brundo Fernandes në dyshime për ndeshjen ndaj Liverpool

10/22/2021 08:51
nga:Mergim Rreci

Reprezentuesi portugez Bruno Fernandes mund të humbasë ndeshjen kundër Liverpool për Premier League të dielën në Old Trafford.

Mesfushori u pa, sipas The Sun , të çalonte shumë në stërvitjen që skuadra e djajve të kuq zhvilloi dje në Qendrën e Stërvitjes Carrington, përcjell GazetaBlic Sport.

Bruno Fernandes do të rivlerësohet sot nga departamenti klinik i Manchester United dhe, pas paraqitjes së tij të shkëlqyer kundër Atalantas (luajti 90 minuta në një fitore 3-2), trajneri norvegjez Ole Gunnar Solskjaer shpreson se rezultatet do të jenë pozitive, duke u nisur që nga sfida me Liverpool.

/GazetaBlic Sport/