Sporti

Përfundojnë ndeshjet e para në Europa League, këto janë rezultatet

10/21/2021 20:37
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar ndeshjet në Europa League të cilat kanë filluar në ora 18:45.

Lazio dhe Marseille kanë  barazuar pa gola 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Vedat Muriqi nuk luajti për asnjë minut në këtë takim, kurse portieri shqipar, Thomas Strakosha bëri paraqitje shumë të mirë në portën e Lazios.

Fenerbahce dhe Antwerp e mbyllen ndeshjen me rezultat 2 me 2. Ishte një ndeshje jashtëzakonshme, por që nuk kishte në fitues në fund.

Betis dhe Bayer Leverkusen barazuan poashtu 1 me 1, kurse Braga triumfoi ndaj Ludogorets me rezultat 0 me 1.

/GazetaBlic Sport/