Sporti

Çfari tersi për Barcelonën, një super lojtar mund të mungojë në “El Clasico”

10/21/2021 16:21
nga:L J

Jordi Alba është në rrezik për ndeshjen kundër Real Madridit.

Mbrojtësi i majtë pësoi një dëmtim në ndeshjen kundër Dynamo Kiev që u zhvillua dje në Champions League, përcjell GazetaBlic Sport.

Siç ka mësuar SPORT, pas testeve të para, Alba ka ndrydhur kaviljen në këmbën e tij të djathtë.

Anësori është një lojtar kyç në skemën e Ronald Koeman dhe ai nuk dëshiron të humbasë ndeshjen kundër Real Madridit. Megjithatë, ditët e ardhshme do të kuptohet nëse ai do të jetë 100% i gatshëm për ‘El Classicon’ e të dielës.

/GazetaBlic Sport