Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema në një intervistë për “ESPN” ka lavdëruar bashkëkombasin e tij, Kylian Mbappe.
Benzema tha se mes tij dhe Mbappes ka një instikt dhe se Mbappe është një sulmues që kënaqesh duke e parë teksa luan, përcjell GazetaBlic Sport.
“Mes nesh, është një instikt”, tha Benzema. “Ai është djalosh i ri por unë nuk e përsëris çfarë çdokush është duke thënë.
“Ai di si të luajë me një prekje, di si të lëvizë. Ështe bukur ta shikosh.
“E dua këtë, në stërvitje, në ndeshje dhe gjithmonë bëhet më mirë dhe më mirë sepse ne nuk kemi luajtur më herët me njëri-tjetrin.
“Dhe edhe nëse lojtarët më të mëdhenj mund të luajnë bashkë me njëri tjetrin, do të ju duhet pak kohë për t’u adaptuar, ne ende kemi kohë për adaptim.
“Por në ndeshjet e fundit, ne e kuptojmë njëri-tjetrin mirë e më mirë. Unë e di vrapimin që ai dëshiron ta bëjë, ai e di çfarë unë dua”, ka përfunduar 34-vjeçari.
/GazetaBlic Sport/


