Lajme

Mehaj: SHBA-të më rikonfirmuan mbështetjen në ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak

10/21/2021 13:05
nga:N M

Ministri i Mbrojtës, Armend Mehaj ka mbajtur konferencë për media pas vizitës së tij zyrtare në SHBA.

Ai tha se ka marrë mbështetje të fuqishme për Kosovën, nga Departamenti amerikan i mbrojtjes.

“Departamenti amerikan i mbrojtjes na ka konfirmuar fuqishëm përkrahjen për Kosovën si partner dhe eksportues për paqe në nivel global. Gjithashtu mora rikonfirmin e plotë drejt integrimit euroantlantik si dhe ndërtimin e FSK-së në nivelin ushtarak”, ka thënë Mehaj.

Ai ka shtuar se në të gjitha takimet që ka pasur i ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit edhe më tje në të gjitha fushat.

“Ne do jemi përkrahë SHBA-së aty ku ka nevojë SHBA-ja”, ka thënë Mehaj.

Avokati mbrojtës: ZPS s’po thërret personat që thuhet të jenë përgjegjës për koordinimin e hetimit