Sporti

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann pozitiv me koronavirus

10/21/2021 11:01
nga:E K

Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann, është testuar pozitiv me Covid-19.

Lajmin e ka komunikuar klubi gjerman përmes llogarisë zyrtare në Twitter, përcjell GazetaBlic Sport.

“Julian Nagelsmann, trajner i Bayern Munich, testoi pozitiv me koronavirus, pavarësisht që ishte plotësisht i vaksinuar. Ai do rikthehet në Munich i ndarë nga skuadra dhe pastaj do izolohet aty”, shkruhet në komunikatën e klubit të Bayern Munich.

/GazetaBlic Sport/