Sporti

Solskjaer u përgjigjet kritikave: Shikojeni ndeshjen e fundit para se ta kritikoni Ronaldon

10/21/2021 10:22
nga:E K

Manchester United fitoi dje ndaj Atalantas në Ligën e Kampionëve me rezultat 3-2.

Golin e fitores, Manchester Unitedit ia siguroi krejt në fund ylli portugez, Cristiano Ronaldo, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes Ole Gunnar Solskjaer nuk u kursye me fjalët lavdëruse për Cristiano Ronaldon.

“Nëse ndonjë dëshiron ta kritikojë për punën ose dëshirën, thjeshtë shikoni këtë ndeshje, shikoni si vrapon, sa i mirë është para golit”.

“Isha vërtet i kënaqur si ishte duke prirë në linjë. I kërkuam të vrapojë mes lojtarëve dhe të bëjë më shumë presion. Ishim në shtëpi dhe donim të sulmonim”.

“Ai bëri gjithçka që një qendërsulmues duhet, drejtoi linjën dhe u mbrojë. Goli është thjeshtë çfarë bën më së miri”, deklaroi ai.

/GazetaBlic Sport/