Sporti

Bruno ‘thur lavde’ për Ronaldon: Nuk ka më fjalë për ta përshkruar atë

10/21/2021 09:02
nga:E K

Bruno Fernandes ishte një nga heronjtë e Manchester United në fitoren kundër Atalanta (3-2), në raundin e tretë të Grupit F të Ligës së Kampionëve.

Mesfushori portugez pranoi se ishte vështirë përballja me italianët dhe i la një mesazh Solskjaer, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ishte një lojë shumë e vështirë. Atalanta është një ekip i komplikuar, i cili është rritur shumë vitet e fundit. Ata gjithmonë luftojnë deri në fund”, tha fillimisht Bruno.

“Ne kemi besim tek trajneri. Ne të gjithë po rritemi dhe përmirësohemi çdo ditë. Ne e dimë se po i bëjmë gjërat mirë, në të tjerat duhet të përmirësohemi. Por nuk është për shkak të një loje që kemi fituar ose humbur që ne bëhemi më të mirët ose me e keqja në botë”, vazhdoi ai.

“Ne kemi një lidhje të mirë. Ne jemi kolegë në përzgjedhje dhe tani këtu. Është një privilegj të jesh në të njëjtin ekip me të, ai është dikush që ka qenë në krye të futbollit botëror për 15 vjet, nuk ka fjalë për ta përshkruar Ronaldon më. Në thelb, ky është ai, ai mund të shënojë gol në çdo kohë”, përfundoi portugezi.

/GazetaBlic Sport/