Sporti

Zyrtare: Ansu Fati rinovon me Barcelonën, klubi katalunas ia cakton një klauzolë të “çmendur”

10/20/2021 22:00
nga:Lorik J

Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje rinovimi me super talentin e tyre, Ansu Fati.

Menjëherë pas ndeshjes me Dynamo Kiev, klubi i Barcelonës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje rinovimi me sulmuesin e tyre, Ansu Fati deri në vitin 2027, shkruan GazetaBlic Sport.

Klubi i Barcelonës ka vendosur një klauzolë lirimi për Fatin në kontratën e re me vlerë prej 1 miliardë euro.

Barcelona ka rinovuar kontratën edhe me Pedrin, teksa lojtari i radhës që pritet të blindohet është talenti 17 vjeçar, Gavi.

/GazetaBlic Sport