Skuadra e Barcelonës ka marrë fitoren e parë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Lojtarët e Ronald Koeman kanë triumfuar ndaj Dynamo Kiev me rezultatin minimal 1:0, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm dhe të fitores për Barcelonën e shënoi qendër mbrojtësi, Gerrard Pique pas 36 minutave lojë.
Barça deri në fund kishte shumë raste shënimi me Ansu Fatin e Luuk De Jong, por që nuk arritën të shënonin gola tjerë.
Vlen të potencohet se Kun Aguero debutoi me Barcelonën në Champions League në këtë sfidë, pasi u aktivizua në minutën e 75’të.
Barça me këtë fitore shkon në kuotën e tre pikëve, kurse Dynamo Kiev ndodhet në vendin e fundit me 1 pikë.
/GazetaBlic Sport


