Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e Barcelonës ka shkuar në pushim me avantazhin minimal 1-0 ndaj Dynamo Kiev, shkruan GazetaBlic Sport.
Golin e vetëm në 45 minutat e parë e shënoi mbrojtësi, Gerrard Pique.
Ndërkohë, pjesa e parë e ballafaqimit mes Salzburgut dhe Wolfsburgut ka përfunduar me rezutlatin e barabartë 1:1.
Salzburg kaloi fillimisht në avantazh me Karim Adeyemi pas tre minutave lojë – por Nmecha barazoi gjithçka pas 15 minutave lojë.
/GazetaBlic Sport


