Sporti

Zyrtare: Kupa e Botës për klube do të zhvillohet në Emiratet e Bashkuara Arabe

10/20/2021 19:07
nga:Lorik J

FIFA ka njoftuar se organizimi i Kupës së Botës për Klube i është dorëzuar Emirateve të Bashkuara Arabe.

Gara do të zhvillohet në Abu Dhabi, në fillim të vitit 2022, shkruan GazetaBlic Sport.

Kompeticioni duhej të zhvillohej në Japoni, por, duke pasur parasysh numrin e madh të rasteve pozitive të Covid-19, vendi japonez hoqi dorë nga organizimi.

Cheslea, Al Ahly, Auckland City dhe Al Jazira janë skuadrat tashmë të garantuara për një vend në Kupën e Botës për Klube, të cilave do t’i bashkohen tre skuadra: Al Hilal ose Pohang Steelers, Flamengo ose Palmeiras dhe América ose Monterrey.

/GazetaBlic Sport