Sporti

Superliga vazhdon në fundjavë, këto janë super ndeshjet e xhiros së 11-të

10/20/2021 17:12
nga:Lorik J

Superliga e Kosovës do të vazhdojë pa pushim xhiron e radhës, atë të 11-tën.

Ndeshja më interesante në këtë xhiro pritet të jetë dueli mes Ballkanit dhe Prishtinës, i cili do të luhet në fundjavë të dielën.

Takim interesant pritet të zhvillohet edhe në “Zahir Pajaziti”, ku do të luajnë Llapi dhe Drita.

Gjilani do ta mirëpres Feronikelin në stadiumin e tyre, derisa në anën tjetër Malisheva dhe Ulpiana do të jetë xhiroja tjetër.

Të trija ndeshjet zhvillohen të shtunën, me orar të njëjtë 13:00.

Në Bajram Aliu të Skenderajit, do të zhvillohet edhe takimi mes Drenicës dhe Dukagjinit të dielën për të mbyllur javën e 11-të.