Sporti

Gjilani – Drenica, formacionet zyrtare

10/20/2021 12:15
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës e vazhdon aktivitetin e saj edhe sot.

Në program janë dy ndeshje, atje ku priten shumë gola e spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryendeshja e kësaj xhiroje, ajo në mes Gjilanit e Drenicës, zhvillohet sot me fillim nga ora 13:00, ashtu siç fillon edhe ndeshja në mes Dukagjinit dhe Ballkanit.

Drenica është në formë fantastike në këtë edicion, duke e mbyllur fazën e parë të kampionatit në vendin e parë, por edhe Gjilani tashmë është rikthyer në formë dhe sot pritet një sfidë shumë interesante.

Këto janë formacionet zyrtare të kësaj sfide.

Gjilani: Koliçi, Progni, Rapa, Halili, Torassa, Hajdari, Dabiqaj, Sorsa, Krasniqi, Useini, Hoxha.

Drenica: Haxhijaj, Thaqi, Passamani, Qaqi, Jashari, Lushtaku, Gashi, Dos Santos, Avdulli, Uka, Zabergja.

/GazetaBlic Sport/