Lajme

Rama: Është BE-ja që nuk po i arrin rezultatet, jo Shqipëria

10/20/2021 11:08
nga:N M

Në Raportin e Progresit të Komisionit Europian thuhet se Shqipëria ka bërë përparim në reforma, por nga ana tjetër nuk ka rezultat sa i përket integrimit të vendit.

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca u pyet nga gazetarët se çfarë duhet të bëjë Shqipëria më shumë që të ulet në konferencën e parë ndërqeveritare. Ai theksoi se tashmë është koha që BE-ja të mbajë premtimin.

“Unë mendoj se integrimi ndodh dita-ditës dhe Shqipëria po integrohet dita-ditës në BE edhe në sajë të shkëmbimeve të frytshme që ndodhin edhe në anën e asistencës financiare të BE-së”.

“Për hapat e mëtejshëm, unë kam qenë tejet i qartë se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe tani është koha që BE-ja të mbajë premtimin e vet, pra shtetet anëtare të lexojnë raportin dhe të gjejnë pikat e forta për të kaluar ato çështje dypalëshe që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të ulen në atë tryezë”.

Ndërkohë, Rama theksoi se Shqipëria i ka arritur rezultatet, por është BE-ja që nuk po i arrin.

“Ka një nuancë që duhet theksuar në fjalën rezultat. Në fakt, Shqipëria i ka arritur rezultatet që duhet të arrinte në këtë fazë, është BE-ja që nuk po arrin rezultat. Rezultatet që ka arritur Shqipëria janë në raport. Nëse ne vazhdojmë reformat dhe KE, që është gjykatësi i vetëm objektiv në këtë proces, nëse ne vazhdojmë të bëjmë përparim, këto përparime nuk i bëjmë se do të shkojmë të marrim provimin, por që të qëndrojnë këtu, që Shqipëria të bëhet më e mirë”./ A2 CNN

Shaqir Totajn apo Mytaher Haskukën?! – Këto janë kushtet e Zafir Berishës të NISMA për raundin e dytë në garë për Prizrenin!