Lajme

Shaqir Totajn apo Mytaher Haskukën?! – Këto janë kushtet e Zafir Berishës të NISMA për raundin e dytë në garë për Prizrenin!

10/20/2021 10:50
nga:N M

Prizreni tashmë zyrtarisht do të shkojë në balotazh.

Shaqir Totaj i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje, do të garojnë për ta marrë drejtimin e Komunës së Prizrenit, në katër vitet e ardhshme.

Si gjthmonë edhe këtë herë i pari dhe i dyti që janë në garë, do të mundohen të bindin të tjerët në mënyrë që të arrijnë votat e mjaftueshme për të siguruar sa më shumë vota më 14 nëntor, kur edhe do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunave.

I treti në komunën e Prizreni, ka dalur Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 14. 98 për qind apo 8. 705 mijë vota.

I katërti me 5.6 për qind apo 3323 mijë vota është Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate.

Ky i fundit ka thënë për Gazeta Blic se nuk do të qëndrojë neutral sa i përket lidhjes së koalicionit me Shaqir Totajn e PDK-së apo edhe me Mytaher Haskukën e VV-së.

Berisha ka thënë se kushdo që mund të lidh koalicion me të, duhet të plotësojë disa kushte që i ka kryetari i Nisma në Prizren.

“Programi im për qytetarët e Prizrenit ka pasur disa pika. Por secili subjekt që dëshiron të marrë votat e Nisma-s në Prizren duhet së paku t`i inkorporojë në qeverisjen e ardhsme të Prizrenit disa nga pika që i kam pasur në program. Ujën i pijshëm, përfundimi për qendrat e biznesit, poligon për autoshkolla, lidhaj e lagjes Tusus me Bajram Currin e disa pika të tjera që janë jetike për qytetarët e prizrenit’, ka thënë zafir Berisha për Gazeta Blic.

Sipas tij se kush do të qeverisë me Prizrenit varet kryekëput nga votat që ka ky subjekt politik në Prizren.

Për dallim nga partitë e tjera se nuk e dijnë se ka kanë marrë votat në raundin e parë, 90 për qind e votave të NISMA në Prizren janë të kontrollueshme. E them këtë sepse tash e 10 apo 11 vjet që jam në Prizren votat e qytetarëvë të Prizrenit për NISMA nuk kanë dështuar kurrë”, ka thënë ai.

Berisha nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas 14 nëntorit, të jenë pjesë e qeverisjes për katër vitet e ardhshme në këtë qytet.

“Janë dytësore se ëfarë pozita mund të kemi në qeverisjen e ardhshme por që kryesorja është se partitë politike që janë në garë duhet të implementojnë programin e NSIMA-s meqë është jetik për qytearët e Prizrenit”, ka thënë Zafir Berisha.

Ai ka thënë se tashmë dy partitë politike PDK e VV në Prizren, kanë nisur të lëvizin në mënyrë që të arrijnë koalicion me ndonjërën nga partitë politike në këtë qytet, por nuk ka dhënë shumë detaje.

“Ka disa lëvizje në këtë drejtim …… ne do të jemi pjesë e zhvillimeve”, ka thënë ai pa komentuar nëse atij tashmë i janë afruar PDK ose Lëvizja Vetëvendosje.

Edhe kandidati i LDK-së, Anton Quni ka thënë se nuk kanë vija të kuqe për asnjërën subjekt politik që janë në garë në komunën e Prizrenit. Por, pa dhënë detaje nëse tashmë kanë lëvizur gjërat në drejtim të një marrëveshjeje me PDK ose Lëvizjen Vetëvendosje në Prizren.