Sporti

Manchester United – Atalanta, formacionet e mundshme të këtij takimi

10/20/2021 09:53
nga:Mergim Rreci

Liga e Kampionëve vjen edhe sonte me ndeshje shumë interesante.

Në program janë disa ndeshje që pritet të ofrojnë rivalitet e spektakël, shkruan GazetaBlic Sport.

Njëra ndër ndeshjet kryesore pritet të jetë ajo në mes të Manchester United dhe Atalantas, ndeshje kjo që do të zhvillohet në “Old Trafford”.

Kjo ndeshje zhvillohet me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme.

Formacionet e mundshme:

Man Utd (4-2-3-1): De Gea; Shaw, Maguire, Lindelof, Wan-Bissaka; Pogba, McTominay; Rashford, Fernandes, Greenwood; Ronaldo.

Atalanta (3-4-2-1): Musso; Lovato, Demiral, Palomino; Zappacosta, Roon, Freuler, Maehle; Malinovskyi, Ilicic; Zapata.

/GazetaBlic Sport/