Mediat rajonale këto ditë janë plot me artikuj për Dijana Hrkaloviq, një ish-zyrtare e lartë e Ministrisë së Brendshme së Serbisë, e cila u arrestua të premten si pjesë e një hetimi për fshehjen e provave të vrasjes.
Ish-sekretares shtetërore të Ministrisë së Brendshme të Serbisë iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditëve për shkak të “ekzistencës së rrethanave që tregojnë se duke qëndruar në arrati, ajo do të pengonte procedurën duke ndikuar te dëshmitarët”, shpjegoi Gjykata e Lartë në Beograd.
Lajmi se ish-krahu i djathtë i ministrit të policisë është arrestuar është intrigues në vetvete, por 34-vjeçarja Hrkaloviq ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe publikut për të paktën dy arsye të tjera: pamjen e saj tërheqëse dhe faktin që arrestimi i saj është episodi i fundit në një çështje shumë më të madhe. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, i preferuari i tij deri vonë, Nebojsha Stefanoviq, ministri aktual i Mbrojtjes, sekretarja shtetërore e të cilit ishte Dijana Hrkaloviq, dhe Partia Progresive Serbe në pushtet (SNS).
Shtoni këtu faktin që Vuçiq mori kontrollin e të gjitha institucioneve në Serbi, si dhe fushatën e tabloideve të regjimit kundër Stefanoviq dhe Hrkaloviq, raporton index.hr.


