Kandidati i Nismës Socialdemokrate, për kryetar të Podujevës, Xhemajl Hasani, ka publikuar një video nga Liqeni i Batllavës, dy ditë pas zgjedhjeve lokale.
“Më mirë mos të isha gjallë të dielën mbrëma”, thotë këngëtari në këngën e tij, të cilën e ka publikuar Hasani.
Ai u bë i njohur si kryetar modest, i cili në një emision televiziv pati thënë se ka veturë modeste “Ferrari” në vlerë prej 70-80 mijë euro.
Hasani nuk arriti të futet në balotazh në zgjedhjet lokale të së dielës në Podujevë.