Lajme

Incidentet në Trepçë, Albin Kurti nesër viziton minierën

10/19/2021 22:23
nga:M K

Kryeministri Albin Kurti nesër pritet të vizitojë ndërmarrjen “Trepça” në Mitrovicë.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se Kurti do të shkojë në Mitrovicë në orën 08:00.

Sipas njoftimit Kurti do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

Vizita e Kurtit vie pas incidentit që kishte ndodhur në objektin e ndërmarrjes “Trepça”.

Ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi është arrestuar dje pasi kishte sulmuar fizikisht ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe drejtorin e Administratës në “Trepçë” Besim Haxhiun.

Pas incidentit brenda objektit të ndërmarrjes “Trepça” Policia ka arrestuar ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit, Rafet Ibishi.

Minatorët po refuzojnë të punojnë pasi, ish u.d. kryeshefit Rafet Ibishi, dhe disa punëtorë tjerë janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Burimet të Jepi zë kanë treguar se puna në minierën e Trepçës është ndalur krejtësisht.

Kërkesa e minatorëve është që të lirohet nga paraburgimi Ibishi dhe punëtorët tjerë.

Minatorët kanë paralajmëruar se në rast të mos lirimit të këtyre punëtorëve, do të fillojnë grevën qysh nga dita e neserëme.