Lajme

Mësohet se kush do ta zëvendësojë Mujkën në pozitën e kryetarit të degës së VV-së në Mitrovicë

10/19/2021 20:14
nga:M K

Pas dorëheqjes së kryetarit të degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë, Faruk Mujkës, ushtrues detyre i kësaj pozite do të jetë Alban Uka.

Mirret vesh se ushtrues detyre i kryetarit të VV-së deri në zgjedhjet e brendshme të këtij subjekti politik do të jetë Uka.

Ky i fundit ka bartur pozitën e nënkryetarit deri në momentin e dorëheqjes së Mujkës.

Zyrtare: Pensionohet në moshë të re, Faruk Mujka, dorëhiqet nga VV-ja