Lajme

​14 viktima nga COVID-19 sot në Maqedoninë Veriore

10/19/2021 18:16
nga:Q R

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 3431 teste të kryera janë regjistruar 472 raste të reja me COVID-19.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 498 pacientë.

Ndërsa betejën me COVID-19 e kanë humbur 14 pacientë. Që nga fillimi i epidemisë, në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 197.669 raste, prej të cilëve 183.972 janë shëruar, 6.719 janë aktive, ndërsa 6.978 kanë ndërruar jetë.

Të enjten takohet grupi i Kosovës me të Serbisë për zgjidhjen e çështjes së targave