Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se sulmi ndaj tij ka ndodhur në Gërmi.
Ademi pas sulmit ka marrë edhe trajtim mjekësor.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për GazetaBlic në lidhje me këtë rast.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person.Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, thuhet në njoftimin nga Policia për GazetaBlic.


