Sporti

Prishtina – Malisheva, formacionet zyrtare

10/19/2021 12:14
nga:Mergim Rreci

Sot fillon xhiroja e 10-të në Superligën e Kosovës, atje ku pritet të ketë ndeshje shumë interesante.

Për ditën e sotme janë planifikuar që të luhen tri ndeshje, me ndeshjen kryesore që pritet të luhet në Drenas, shkruan GazetaBlic Sport.

Feronikeli dhe Drita do të kërkojnë fitoren e madhe në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, me dy skuadrat që janë ish kampione të vendit.

Prishtina do të jetë nikoqire e Malishevës në kryeqytet, me skuadrën e Zekirja Ramadanit që vjen në këtë takim nga humbja ndaj Llapit.

Këto janë formacionet zyrtare:

Prishtina: Nika, Krasniqi, Atanda, Bekteshi, Mici, Vangjeli, Boshnjaku, Karabeci, Krasniqi, Kryeziu, John.

Malisheva: Gashi, Kryeziu, Salihu, Dumani Stullcaku, Bruqi, Olivier, Pira, Hyseni, Vitija, Pefqeli.

/GazetaBlic Sport/