Zgjedhjet lokale kanë sjellë ndryshime edhe në Kuvendin e Kosovës.
Për shkak të impenjimit në garën zgjedhore në Prishtinë më parë ishin tërhequr nga posti i deputetit Daut Haradinaj dhe Uran Ismaili.
Mirëpo pasi në raundin e parë dolën fitues pa balotazh Bedri Hamza në Mitrovicë dhe Fadil Nura në Skenderaj, të njëjtët duhet të lirojnë postet e deputetëve që mbajnë aktualisht.
Sipas rregullit dy deputetët Hamza dhe Nura zëvendësohen nga lista e njëjtë që kanë garuar në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Në bazë të renditjes këta dy ish-deputetë nga lista e PDK-së do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Shabani.
Të njëjtit kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së e që nuk janë pjesë e Kuvendit.
Rashit Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Isak Shabani 8729 vota.
Pas certifikimit të zgjedhjeve komunale, Qalaj dhe Shabani do të betohen ën Kuvend si deputet të rinj.