Mauricio Pochettino siguroi se Lionel Messi është përshtatur në mënyrë perfekte me Parisin dhe stilin e lojës së Paris Saint-Germain.
Para ndeshjes kundër Leipzig, për Ligën e Kampionëve, trajneri argjentinas foli edhe për bashkatdhetarin e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Messi deri më tani ka një bilanc prej pesë ndeshjesh dhe një goli.
“Messi është një lojtar i shkëlqyer. Ai shkëlqeu te Barcelona, me ekipin kombëtar dhe tani shkëlqen me PSG. Është përshtatur në mënyrë perfekte. Ai ka inteligjencë dhe përshtatshmëri të shkëlqyer dhe është më i qetë këto muaj këtu në klub. Ne jemi shumë të kënaqur dhe po ashtu ai është i kënaqur në Paris. Shpresojmë që gjithçka të shkojë natyrshëm, që të jetë ashtu siç ai dëshiron, që ne shpresojmë. Nuk kam dyshim se do të jetë kështu”, deklaroi trajneri.
/GazetaBlic Sport


