Sporti

PSG jep lajmin e madh para ndeshjes me Leipzig, këta lojtarë do të mungojnë nesër

10/18/2021 17:15
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së nesër do të takohet me Leipzig në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Klubi francez ka njoftuar për gjendjen e lojtarëve para këtij dueli, përcjell GazetaBlic Sport.

Leandro Paredes pësoi një dëmtim të kofshës në ndeshjen e fundit të luajtur për Argjentinën. Ai nuk pritet të luajë nesër.

Neymar Jr ka pasur probleme që kur u kthye nga garat me ekipin kombëtar dhe do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm në ditët e ardhshme para se të kthehet në stërvitjen e ekipit.

Sergio Ramos do të vazhdojë seancat e tij individuale me stafin mjekësor në ditët në vijim me synimin për ta parë atë të kthehet në stërvitje me grup.