Showtime

Angela Martini i thotë të gjitha rreth arrestimit të bashkëshortit: Ja si qëndron e vërteta

10/18/2021 15:51
nga:Genita C

Angela Martini ka bërë një nga rrëfimet e saj të rralla ku nuk foli për veten e saj por bashkëshortin Dragos Savulescu.

Biznesmeni rumun muajt e fundit ishte shumë i përfolur pasi në muajin gusht u arrestua në Mykonos ku ndodhej bashkë me modelen shqiptare.

Ai u lirua vetëm një ditë pas arrestimit pasi u verifikua që çështja e tij ishte mbyllur në Itali, pavarësisht çdo pretendimi nga autoritetet rumune.

Por këto problem nuk ishin të parat për të pasi ai ndiqet prej vitesh.

Por si është zanafilla e kësaj ngjarje për të cilën akuzohet Dragos, kureshtjen na e ka shuar Angela duke zbuluar detaje interesante përballë Eraldo Rexhës.

Bukuroshja ka treguar se kjo histori ka nisur shumë herët, rreth dy dekada më parë, dhe prej asaj kohe njerëzit flasin për burrin e saj si për një person që po jeton me para të vjedhura.

“Jemi duke folur për një histori që ka ndodhur para 19 viteve, në 2002-in, kur ai ishte 28 vjeç. Në këtë çështje me burrin tim kanë qenë edhe 36 të tjerë të përfshirë, bashkë me kryebashkiakun, që ishte shumë i rëndësishëm dhe shteti e ka dashur, ndaj ngjarja u kthye në politike. E gjitha ka qenë për një tokë të madhe që komunizmi ia ka vjedhur një familjeje dhe burri im bashkë me ca të tjerë e ka kërkuar tokën, por nuk e ka marrë kurrë.Thjesht ka dashur ta marrë, ta privatizojë, por kurrë nuk e bëri. Kështu të gjithë u futën në burg; noterë, punonjës të bashkisë, avokatë, të gjithë.”

E pyetur për shifrën marramendëse, të përmendur kudo në media, Angela thotë:

“Tani, pas 19 vitesh vijnë dhe flasin e akuzojnë për një tokë që nuk u mor kurrë, nuk u dëmtua askush dhe asgjë; dhe shifra 114 milionë është krejt fallco. Po të shohësh nga letra e Dragos në gjykatë, ai ka për të paguar 0 para, sepse s’ka bërë asgjë ndaj shtetit. Toka s’është privatizuar kurrë”.

Tashmë dyshja ka nisur “luftën ligjore” me Rumaninë për të mbyllur njëherë e mirë këtë histori.

Mirëpo, po emocionalisht, si e ka përjetuar Angela këtë situatë dhe periudhë të vështirë?

“E dija që e doja burrin tim, por kam kuptuar që e dua aq shumë sa edhe nëse do e dija si do shkonte kjo histori (që para se ta njihja), prapë do pranoja të isha me të dhe të bëja gjithçka për të luftuar siç po bëjmë tani”.