Lajme

Humb betejen me COVID ish-sekretari i ShBA-së

10/18/2021 14:45
nga:Mergim Rreci

Ish-sekretari i Shteteve të Bashkuara, Colin Powell, ka ndërruar jetë si apsojë e komplikimeve shëndetësore nga COVID-19.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, shkruan BBC.

“Kemi humbur një burrë, baba, gjysh, dhe amerikan të dashur, dhe të shkëlqyeshëm”, thuhet në një deklaratë.

Powell ishte këshilltar ushtarak i shumë politikanëve amerikanë.

Ai shërbeu si sekretar i Shtetit për 4 vite, nga viti 2001, deri më 2005, gjatë kohës së ish-Presidentit George W. Bush.