Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka folur për rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit për kryetar të komunave.
Përmes një njoftimi për media, LVV ka njoftuar se në orën 13 e 30 do të ketë konferecnë për media në këtë parti.
VV nuk ka njoftuar për temën e kësaj paraqitje para mediave, por që sigurisht se fokusi do të jetë në rezultatet që ka marrë ky subjekt politik gjatë ditës së djeshme.
Njoftimi i plotë:
Sot, në orën 13:30, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban konferencë për media.
Konferenca mbahet në zyret e LV-së në Aktash.
Ftojmë mediat ta përcjellin!
Humbja e madhe e Vetëvendosjes: Për tetë muaj u përgjysmua, nga 50.2 %, ra në 22.54%


