Rani, lopa më e vogël në botë bëri një famë të pakrahasueshme në korrik pasi video të saj u shpërndanë në internet, mirëpo për shkak të komplikimeve ka ndërruar jetë.
Rani, lopa më e shkurtër ndonjëherë, fatkeqësisht ka vdekur. E matur 50.8 cm në gjatësi dhe peshë vetëm 26 kg, Rani u bë e famshme në korrik 2021 pasi videot dhe imazhet e shtatit të saj u bënë virale, shkruan lajmi.net.
Bhutti dyvjeçar, ose lopa Butaneze, jetonte në një fermë pranë Dakës, Bangladesh.
Lopët Bhutti vlerësohen për mishin e tyre, megjithatë, pronari i Rani, Kazi Sufian, e kuptoi shpejt se ajo nuk mund të shitej për atë qëllim.
Përtej të qenit lopa më e vogël që Kazi kishte parë ndonjëherë, i doli mendja se Rani mund të ishte lopa më e vogël që dikush kishte parë ndonjëherë.